Hekuri në shtatzëni – kur duhet suplementuar?

Hekuri në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë, nevojat e organizmit për hekur rriten ndjeshëm. Kjo lidhet me rritjen e volumit të gjakut të nënës, zhvillimin e fetusit dhe placentës, si edhe përgatitjen e organizmit për lindjen. Për këtë arsye, hekuri është një nga elementët që merr vëmendje të veçantë në shtatzëni.

Megjithatë, jo çdo grua shtatzënë ka nevojë për të njëjtën qasje. Në praktikë, suplementimi me hekur duhet parë në kontekstin e analizave laboratorike, dietës dhe faktorëve individualë të rrezikut. Kjo është e rëndësishme sepse edhe mungesa, por edhe përdorimi i panevojshëm i hekurit, mund të shoqërohen me efekte të padëshiruara.

Çfarë është hekuri dhe si magazinohet në trup?

Tek një i rritur, sasia totale e hekurit është afërsisht 4−5 g. Ai gjendet i shpërndarë në disa forma kryesore:

  • Hemoglobina (75%): Proteina në rruazat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin.

  • Ferritina dhe Hemosiderina (20%): Format ku hekuri “depozitohet” si rezervë për t’u përdorur kur trupi ka nevoja të rritura.

Jashtë periudhës së shtatzënisë, një dietë e shëndetshme mjafton për të mbuluar nevojat. Por, gjatë pritjes së ëmbël, kërkesat e organizmit ndryshojnë rrënjësisht.

Pse rriten nevojat për hekur gjatë shtatzënisë?

Gjatë nëntë muajve, trupi i gruas kalon nëpër ndryshime fiziologjike të mëdha. Nevoja për hekur rritet progresivisht:

  • Tremujori i parë: Rritje me 1 mg/dite¨.

  • Tremujori i tretë: Rritje deri në 7.5 mg/dite¨.

Kjo kërkesë vjen si pasojë e rritjes së fetusit, zhvillimit të placentës dhe zgjerimit të muskulit të mitrës. Mungesa e këtij elementi është shkaku numër një i anemisë në shtatzëni. Sipas OBSH, konsiderohemi në kushtet e anemisë nëse niveli i Hemoglobinës (Hb) zbret nën 11 g/dl.

Monitorimi dhe diagnostikimi

Jo çdo grua shtatzënë ka nevojë për të njëjtën dozë. Për të përcaktuar saktë nevojat, duhen monitoruar rregullisht:

  1. Gjaku komplet: Fokusimi tek niveli i hemoglobinës (Hb) dhe vëllimi i eritrociteve (MCV).

  2. Niveli i Ferritinës: Tregon gjendjen e vërtetë të rezervave tona. Një nivel nën 30μg/L (ng/ml) tregon defiçit, edhe nëse hemoglobina është ende brenda normës

     

    Situata Klinike Ndërhyrja e Rekomanduar
    Para javës së 16-të Suplementim nëse Hb < 11 g/dl dhe ferritinë e ulët.
    Pas javës së 16-të 30 mg/ditë hekur nëse ferritina është nën normë (< 30-60 mcg/L).
    Dozimi Alternativ Nëse tabletat shkaktojnë kapsllëk apo dhimbje, marrja një ditë po, një ditë jo rrit përthithjen dhe tolerancën.
    Hekuri Intravenoz (IV) Një opsion i sigurt pas tremujorit të parë, nëse terapia nga goja dështon ose anemia është e rëndë.

 

Kujdes: Në raste ekstreme, kur hemoglobina bie nën 7 g/dl, duhet marrë parasysh transfuzioni i gjakut për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe bebes.

Shkaqet dhe rreziqet e mungesës së hekurit

Pse ulet niveli i hekurit?

  • Dietë e varfër me hekur që absorbohet lehtë (si mishi i kuq).

  • Infeksionet e vazhdueshme (p.sh. parazitët).

  • Humbja e hekurit gjatë menstruacioneve të rënda para shtatzënisë ose lindjeve të mëparshme të afërta në kohë.

Ndikimi tek fetusi

Mungesa e hekurit nuk është thjesht një “lodhje” për nënën; ajo mund të ketë pasoja serioze:

  • Lindje të parakohshme dhe peshë e ulët e fëmijës në lindje.

  • IUGR: Ngadalësim i rritjes së bebes brenda mitrës.

  • Rezultat i ulët në shkallën Apgar menjëherë pas lindjes.

  • Rrezik i shtuar për vdekje të fetusit apo infeksione pas lindjes.

 

Përfundimi: Suplementimi duhet të jetë gjithmonë i personalizuar. Synimi është gjetja e ekuilibrit të duhur: as mangësi që rrezikon zhvillimin, por as tepricë e panevojshme që rëndon organizmin.

1. A mund ta marr suplementin e hekurit bashkë me kafen ose çajin e mëngjesit?

Jo. Taninat që gjenden te çaji dhe kafeja bllokojnë përthithjen e hekurit në zorrë. Rekomandohet që suplementi të merret të paktën 2 orë larg këtyre pijeve. Për përthithje maksimale, shoqërojeni me një gotë lëng portokalli (Vitamina C).

Kjo ndodh shpesh kur doza është e lartë ose kur trupi nuk arrin ta absorbojë të gjithë sasinë e marrë. Një zgjidhje moderne është dozimi alternativ (një ditë po, një ditë jo), i cili rrit tolerancën gastrointestinale pa sakrifikuar efikasitetin.

Jo pa u konsultuar me mjekun dhe pa kontrolluar nivelin e Ferritinës. Hemoglobina mund të duket normale, ndërkohë që “depozitat” (ferritina) janë drejt konsumimit. Ndërprerja e parakohshme mund të çojë në rënie të shpejtë të energjisë dhe anemi në tremujorin e tretë.

Jo. Taninat që gjenden te çaji dhe kafeja bllokojnë përthithjen e hekurit në zorrë. Rekomandohet që suplementi të merret të paktën 2 orë larg këtyre pijeve. Për përthithje maksimale, shoqërojeni me një gotë lëng portokalli (Vitamina C).

Kjo ndodh shpesh kur doza është e lartë ose kur trupi nuk arrin ta absorbojë të gjithë sasinë e marrë. Një zgjidhje moderne është dozimi alternativ (një ditë po, një ditë jo), i cili rrit tolerancën gastrointestinale pa sakrifikuar efikasitetin.

Jo pa u konsultuar me mjekun dhe pa kontrolluar nivelin e Ferritinës. Hemoglobina mund të duket normale, ndërkohë që “depozitat” (ferritina) janë drejt konsumimit. Ndërprerja e parakohshme mund të çojë në rënie të shpejtë të energjisë dhe anemi në tremujorin e tretë.

Lexoni gjithashtu: Nëse jeni duke planifikuar dietën tuaj të suplementeve, mos humbisni udhëzuesin tonë të plotë për [Vitamina D në shtatzëni: Pse është jetike dhe sa duhet të konsumoni?] – ku shpjegojmë dozat e sakta dhe rreziqet e mungesës së saj.

Comments (3)

  1. Pingback: Omega-3 në Shtatzëni: “Ushqimi” kryesor për trurin e foshnjës - femina-aq.com

  2. Pingback: Omega-3 në shtatzëni: Gjithçka që duhet të dini (2026)

  3. Pingback: Magnezi në shtatzëni: cilin suplement të zgjidhni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *